Gjatë protestës masive në Tiranë, një protestuese i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar gjithashtu që faktori ndërkombëtar të mos mbështesë, siç u shpreh ajo, “një autokrat”.
“Jemi këtu për t’i thënë sistemit të drejtësisë heto Edi Ramën e oligarkët. Duam hetim. Jemi këtu për t’ju thënë ndërkombëtarëve mos mbështesni autokratin. Në 21 ditë kemi parë sa bukur është të mblidhemi të gjithë bashkë, të shohim se jemi shumë, se nuk jemi të gjithë hajdutë e kriminelë dhe të themi se duam një Shqipëri të re”, është shprehur protestuesja.









