Në Tiranë po zhvillohet dita e 21-të e protestës, ku qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.
Në tubim janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët, me flamuj dhe pankarta në duar, kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Sipas organizatorëve, përpara Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet e protestuesve, ndërsa më pas tubimi do të vijojë me marshim në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë shpalosur flamurin shqiptar pranë Piramidës, ndërsa të tjerë kanë hedhur tullumbace kuqezi përgjatë bulevardit.
/5pyetjet.al









