-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gratë paguhen më pak se burrat

Kryesoret

Burrat paguhen më shumë sesa gratë në pjesën më të madhe të profesioneve. Madje të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave.

Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%. Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%. Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.

Rritja më ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dy gjinive. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021. Nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë.

Fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Sipas INSTAT, femrat në grup profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 189,393 në vitin 2022.

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë është grupi tjetër, ku femrat marrin më shumë se meshkujt. Paga e femrave në këtë grup është 64,365 lekë, ose 10.7% më shumë sesa burrat.

Në dy profesionet e tjera, “Punëtorë shërbimi dhe ndihmës” dhe “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, gratë marrin përkatësisht 1.3% dhe 1.1% më shumë se burrat.

Administrata është institucioni që nuk i “diskriminon” femrat në paga, teksa “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” marrin njësoj, rreth 92 mijë lekë në muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit