-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vendimi për Berishën, avokati: Kemi ekspertizën që zbulon të vërtetën

Kryesoret

Është shtyrë sërish seanca për ish-Kryeministrin, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për në datë 12 mars, ora 15:00.

Avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Në të njëjtën kohë, ata depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj deklaroi për mediat se ka depozituar një ekspertim privat që sipas tij tregon se procedura që ka ndjekur Sali Berishës për “Partizanin” ka qenë në rregull.

“Kjo është një çështje sa absurde sesa diçka e arsyetuar dhe provuar. Me këtë akt ekspertim që kemi depozituar kemi të provojmë që procedura ka qenë në rregull, nuk ka as pastrim parash dhe as elementë korruptiv” tha ai.

Liri apo burg në shtëpi? Në 15 mars vendimi për Berishën dhe dhëndrin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit