Hidhet një tjetër hap për zgjidhjen e krizës në parlament. Detaje të reja janë zbuluar sot nga negociatat sekrete mes shumicës dhe grupit të Sali Berishës për të rikthyer normalitetin. Lindita Nikolla ka mbledhur krerët e grupeve parlamentare.
Në takim kanë marrë pjese Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi dhe Mesila Doda. Gazment Bardhi nuk ka hequr dorë nga pikat duke kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetatin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës. Ende nuk ka tym të bardhë…