-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati para shkollës në Lezhë/ Berisha: U bë nga zyrtari i lidhur me Arben Ndokën!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme solli në vëmendje atentatin e disa ditëve më parë në Lezhë, ku akuzoi Arben Ndokën si të përfshirë në këtë çështje.

Berisha u shpreh se personat që bënë atentatin janë të njohur me Ndokën dhe se janë të njëjtët që i zunë pritë dhe Salvador Kovaçit.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Vetëm 4-5 ditë më parë, në Lezhë u shkrehën breshëri ndaj një qytetari me mbiemër Puka.

Këto breshëri u shkrehën nga drejtori i Policisë Bashkiake, nga një akraba e afër e kryebosit të krimit të Lezhës, Arben Ndokës.

U shkrehën nga ata kriminelë që i dolën para, i zunë pritë, e morën në shenjë Salvator Kaçin dhe djalin e tij ditën e zgjedhjeve.

Çfarë ndodhi thoni ju?

Policia me Bashkinë, në garë për të fshehur para qytetarëve shqiptarë vrasjen, krimin.

Çfarë më rikujtoi kjo mua? Më rikujtoi kohërat më të zeza në diktaturë kur diktatori ose mëkëmbësi i tij, përdornin si zagarë për gjah oficerët, dhe kishte rastisur që çiftja apo pushka të shkrehej mbi ta dhe jo mbi gjahun që ata ndiqnin.

Fshihej, pëshpëritej, por gjyq nuk zhvillohej kurrë.

A nuk është kjo e njëjtë? Afër një shkolle u qëllua një qytetar dhe hapat e parë u bënë të fshihej.

Po pse të fshihej? Sepse krimineli që qëlloi ishte zyrtar. Dhe jo vetëm zyrtar, por edhe i afërm i Arben Ndokës.

Lexoni pak dosjen Metamorfoza dhe shikoni ju se si jeton Dumani dhe Kraja.

Në atë dosje, e zezë mbi të bardhë shkruhet se sipas Denis Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, Beni, fjala është për Arbenin, na ndihmoi shumë.

Po me çfarë? Me nxjerrjet në pritë të gjahut të radhës të qytetarit të vrarë diku në rrugët e Torovicës.

Pra, ju e shihni se cili është regjimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit