Sonte do të zhvillohet protesta e radhës në Tiranë, por jo vetëm, pasi do të ketë tubime edhe në qytete të tjera. Mes tyre është njoftuar një protestë dhe në Tropojë.
“Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”- shkruhet në njoftim që fton qytetarët sonte në orën 18:00.
Në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare, e 11-ta.










