-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria mbështetje financiare për familjen e policit që u vra

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveria ka vendosur një mbështetje financiare për familjen e efektivit të rënë në detyrë, Enea Mekolli dhe kolegut të tij Edison Adri, i cili mbeti i plagosur, nga ngjarja e ndodhur në Lozhan në Maliqit. Qeveria ka vendosur 5 milionë lekë mbështetje për familjen Mekolli dhe 3 milionë lekë për familjen Adri. Gjithashtu fëmija e efektivit të vrarë, do të përfitojë trajtim financiar të përmuajshëm.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë miratuam vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit, i cili mbeti i plagosur në përballjen me krimin. Përkatësisht do të akordohen 5 dhe 3 milionë lekë të reja për familjet e tyre. Asnjë ndihmë nuk mund të zbusë dhimbjen për ngjarjen e rëndë, por shteti ka detyrimin të qëndrojë pranë familjeve të tyre, me respekt, mirënjohje dhe mbështetje konkrete. Sakrifica e tyre nuk do të harrohet.

Krahas vendimit të sotëm, Ministria e Punëve të Brendshme po ndjek të gjitha procedurat ligjore për trajtimin e familjes së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”, tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit