EMRI/ Trafikonte drogë me kile drejt Greqisë, 43-vjeçarit i vihen prangat
Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në Korçë pasi dyshohet se ai ka trafikuar drogë drejt Greqisë.
I arrestuari është Endri Pani, operacioni antidrogë i koduar “Again” ka zbuluar se ai ishte i përfshirë në një tentativë për të trafikuar drogë drejt Greqisë, saktësisht 51 kg cannabis sativa.
Ai është bashkëpunëtor i Julian Suljotit i arrestuar më 8 mars, pasi në makinën e tij u gjet ngarkesa e drogës.
“Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
U arrestua Endri Pani, 43 vjeç, banues në Korçë” thuhet në njoftimin e policisë.