Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.
Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!” shkruan kreu i shtetit.