-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shantazh dhe korrupsion për votat, dy persona nën akuzë

Kryesoret

Legalizimi dhe dokumentet hipotekore në shkëmbim të votave ka qenë një nga krimet elektorale më të pandëshkuara në Shqipëri dhe një shqetësim madhor në lidhje me standardet zgjedhore në vend. E megjithatë, gati 17 vjet pas nisjes së procesit të legalizimit në vitin 2004, ende zyrtarët e shtetit vijojnë të shantazhojnë qytetarët dhe të trafikojnë të drejtat e tyre ligjore në shkëmbim të votave për partinë.

Në një goditje të parë të kësaj natyre, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të shtunën e ka ngritur akuzë ndaj katër shtetasve, për dy episide të ndryshme, përfshirë dy zyrtarëve të kadastrës, një kryeplak dhe një sekser, të cilët kanë dhënë dokumente legalizimi në shkëmbim të votave gjatë zgjedhjeve të pushtetit vendor më 2019, të cilat Partia Socialiste i fitoi pa garë.

“.. dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas njoftimit, një zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me inicialet D.S., dhe një kryeplak i Lagjes së Re në Sauk të Tiranës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ofruan korrupsion për votuesit apo i shantazhuan ata duke ofruar leje legalizimi dhe “qëndrim në punë”, dy praktika shumë të rëndomta për të cilat, palët politike në përgjithësi dhe Partia Socialiste në veçanti janë akuzuar prej kohësh dhe dy shkelje ligjore që deri më sot ishin bërë një normalitet i pandëshkueshëm. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit