Lindita Nikolla është takuar ditën e sotme me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Z.David Winser.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetarja e Parlamentit e cila bën me dije se është diskutuar për një forcim të partneritetit midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Ndër të tjera David Winser në këtë takim përcolli mesazhin se në Kuvend duhet të rikthehet normaliteti.
“Parlamenti është shumë i rëndësishëm për vendin dhe sistemin demokratik dhe është e dobishme që palët në Kuvend të angazhohen për t’u shërbyer qytetarëve dhe të ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë” u shpreh David Wisner.