-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon qeveri teknike: Shqiptarët të votojnë pa presionet e Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së sotme për mbështetësi e tij bëri dhe një herë thirrje për qeveri teknike. Kjo sipas Berishës në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë dhe pa presionet e qeverisë së Ramës.

“Shqipëria sot nuk ka një të dytë në Europë.

Shqipëria sot i ngjan një vendi në të cilin banorët e saj, 83 përqind e tyre duan të largohen.

Ndërkohë që ajo ka në vetvete pasuritë më përrallore.

Por këto pasuri plaçkiten çdo ditë nga qeveritarët hajdutë.

Këto pasuri, në vend të një bekimi, shndërrohen në një mallkim të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.

Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre.

Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale.

Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji.

Në Shqipëri me gërshërët e ligjit do t’i priten duart atij që do të guxojë të prekë pasurinë publike, të vjedhë të ardhurat tuaja, taksat tuaja.

Në Shqipëri, pasuritë do të kthehen në mirësi për qytetarët. Në dyfishim rrogash, dyfishim pensionesh, në përmirësim cilësor të arsimit, në garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, efiçent, siç e meritoni.

Shqipëria do jetë vendi ku liritë dhe të drejtat e qytetarëve do respektohen, do të garantohen. Ku libri themelor i shtetit, Kushtetuta do sundojë mbi çdo ligj tjetër” tha Berisha gjatë fjalës së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit