Ministria e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Spiropali tha se nuk ka pasur negociata të fshehta. E pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces, Spiropali tha se s’mund të kenë presion, e shtoi se partnerët tanë në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit.
‘Nuk kanë munguar thirrjet tona të ulemi në tryezë. Ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë. Një instrument që u jep atyre mundësinë për të rritur kontrollin. Ri kërkesa e tyre dhe shqyrtimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore ka qenë në tryezë gjithë kohës” tha deputetia.
Spiropali deklaroi gjithashtu se më në fund opozita ka mësuar nga qeveria se bojkotimet dhe zhurmat në kuvend nuk i çojnë tek fitorja dhe nuk rrisin besimin e njerëzve tek një forcë politike.
“Braktisjes së kuvendit, grevave të urisë dhe këtu po flet një person që ka qenë pjesë e një greve urie me ditë të tëra para kuvendit. Dhe ai lloj radikalizimi nuk na çoj ne asgjë. Përkundrazi rikthimi dhe organizimi tek institucionet na solli ne tek fitorja dhe në qeverisje. Dhe besoj të njëjtën gjë e kanë kuptuar dhe kolegët e opozitës.
As bilbilat as sabotimi as djegia e mandateve as zhurmat as zjarri asgjë nga këto nuk e rrit besimin e qytetarëve në një forcë politike. Alternativa debati fjala e bën këtë gjë sigurisht dhe aksioni politik” u shpreh Spiropali.