Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Menid të Greqisë, ku një 20-vejçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Në ngjarje është përfshirë këngëtari i njohur grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, të cilit i është prerë rruga nga një makinë dhe ka devijuar majtas. Në këtë moment fuoristrada e tij është përplasur me një tjetër makinë.
Në këtë mjet ndodheshin dy 20-vjeçarë të cilët kanë përfunduar duke goditur shtyllën dhe si pasojë ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.
Të plagosur kanë mbetur dhe dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë arrestuar në policia. Ndërsa nuk dihet ende asnjë informacion në lidhje me makinën që i preu rrugën këngëtarit dhe shkaktoi gjithë këtë tragjedi. Policia greke ka informuar se kanë pamjet e aksidentit por makina e cila vinte në kundravajtje është ‘zhdukur’.