Partia Demokratike do të përballet me 20 maj në gjykatë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me padinë e depozituar nga PD kundër vendimit për rregullat e reja për zgjedhjet lokale.
Konkretisht padia e PD-së lidhet me vendimin e datës 14 prill të KQZ-së, që miratoi rregullat e reja dhe procedurat për krijimin e qendrave të posaçme të votimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), hartimin dhe administrimin e listës së zgjedhësve në këto institucione, si dhe krijimin e komisioneve të qendrës së votimit (KQV).
Sipas njoftimit të sotëm, më 14 maj, të Gjykatës Administrative të Apelit, pas shortit publik të zhvilluar ditën e djeshme, në orën 09:40, u përcaktua trupi gjykues që do të shqyrtojë kërkesëpadinë e PD-së. Fillimisht, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor përbëhej nga gjyqtarët Lutfije Celami në cilësinë e relatores, si dhe Entela Shedula, Rexhep Bekteshi, Artan Çupi dhe Alma Kodraliu si anëtarë.









