-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Vetëm idioti s’e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me marrëveshjen që PS bëri me Rithemelimin me qëllim që opozita t’i rikthehet normalitetit në Kuvend. Kryeministri tha se janë tre hapa përpara, por Alibeaj thotë se Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!” tha ai.

Rama reagon për herë të parë për paktin me Berishën: Jemi tre hapa para

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit