Gjoba të majme dhe pezullime, Komisioni i Disiplinë dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në futbollin shqiptar.
Zyrtari i Egnatias Klejdi Zenelaj është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj arbitrit të ndeshjes.
Për shkake të sjelljes së tifozëve Tirana është gjobitur me 100.000 lekë. Po të njëjtin fat me kryeqytetasit ka pasur dhe klubi i Skënderbeut, që duhet të paguaj një gjobë prej 50.000 lekësh.
Dënim edhe për presidentin e Bylis, Besnik Kapllanaj me dy ndeshje. “Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje ofenduese dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 13/2/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhet në vendim.
Plot 36 vendime në një ditë nga Disiplina ku bie në sy dhe dënimet masive që kanë marrë dhe ekipet e moshave, në shumicën e rasteve për sjellje jo sportive.