Aktori dhe moderatori Donlad Veshaj ka reaguar dje pas akuzave dhe ngacmimeve që i kanë bërë vëllait të tij dje gjatë spektaklit.
Donaldi ka zgjedhur të trajtojë këtë çështje me një dozë ironie dhe i ka kujtuar ndjekësve të tij se ai ka një kohë që ka dalë nga shtëpia e famshme e “Big Brother”.
“Po këta lojtarët e ‘fortë’ e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Bigu? E vetmja mënyrë që ta kapin Romeon është tek unë dhe te marrëdhënie e tij. Këta lojtarët e ‘fortë’ them unë se Romeo është lojtar i dobët (lol),” shkroi ai.