-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta intervistë për mediat turke: Kam insistuar te çështja e kufirit detar me Greqinë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për median truke “Independent Türkçe”. Gjatë intervistës ai ka folur për zhvillimin e Shqipërisë, marrëdhëniet diplomatike dhe karrierën e tij politike.

Gjatë intervistës Meta është pyetur edhe për marrëdhënien me Greqinë.
“Ajo që është veçanërisht e trishtueshme është se çështjet që në fakt kanë origjinë dhe natyrë të ndryshme etiketohen si “tensione midis vendeve”. Më lejoni të sqaroj.

Unë si President kam qenë i interesuar për çështjen e kufirit detar për një kohë shumë të gjatë. E këshillova Qeverinë aktuale që të veprojë me transparencë në përputhje me Kushtetutën, procedurat ligjore, ligjet dhe publikun.

Qeveria nuk bëri asgjë nga këto. Për më tepër, duke çuar në Gjykatën Ndërkombëtare këtë çështje, e cila ishte temë e bisedimeve dypalëshe me Greqinë, mendoj se e komplikoi situatë edhe më tepër nga sa ishte.

Përsa i përket çështjes së shqiptarëve çamë. Ky problem buron nga historia, veçanërisht nga Lufta e Dytë Botërore.

Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë dhe mjetet për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë çështje. Unë besoj se interesat tona dhe potenciali i bashkëpunimit me Greqinë janë më të mëdha sesa të këmbëngulësh për ta lënë çështjen pa zgjidhje”, është përgjigjur Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit