-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis flet për çështjen Beleri: Ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka thënë se trajnimi i Tiranës për rastin e Fredi Belerit ka dikuar negativisht në marrëdhëniet mes 2 shtetesh.

Mitsotakis për Ski.Tv komentoi dënimin me dy vite burg të Belerit, duke theksuar se do të presin edhe vendimin e shkallës tjetër të gjykatës.

Ne kemi shprehur rezervat tona të forta për faktin se ai nuk u lejua të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që nuk ka asnjë vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë”- tha ai.

Kryeministri grek u shpreh se mënyra si u trajtua çështja është negative.
“Mënyra se si Shqipëria e ka trajtuar këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë dhe kjo nuk është diçka që ne duam”, shtoi Mitsotakis, duke nënvizuar se ai ende shpreson se “kjo çështje do të zgjidhet”.

Ndërkohë në gazetën greke Kathimerini shkruhet se:
“Mitsotakis në thelb la të kuptohet se Athina pret një gjest vullneti të mirë nga pala shqiptare edhe në shkallën e dytë, pasi gjykata antikorrupsion do të duhet të vendosë për apelimin e vendimit të shkallës së parë nga Beleri.

Toni disi i butë i përdorur nga Mitsotakis u pa se ishte për shkak të taktikave agresive të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili pak ditë më parë denoncoi tentativat e pretenduara nga jashtë për të ndikuar në drejtësinë shqiptare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit