-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesori i Kembrixh: Serbia mund t’i paguajë në euro pagat dhe pensionet serbëve në Kosovë

Kryesoret

Profesori Timothy Less i qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit ka deklaruar në një intervistë për mediat serbe se nuk mendon që ndalimi dinarit në Kosovë kërcënon shumë pozitën e serbëve që jetojnë atje.

“Kjo çështje nuk është aq praktike sepse ka një zgjidhje, është më shumë çështje e indinjatës së serbëve për të pranuar lëvizjen e Kosovës, e cila në nivel simbolik dërgon mesazhin se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe dëshmia e kësaj është se Kosova nuk e përdor dinarin, gjë që sigurisht serbët nuk e pranojnë, veçanërisht serbët që jetojnë në Veri të Kosovës dhe që duan të mbeten pjesë e Serbisë dhe që e shohin veten si pjesë e Serbisë”, thotë Less.

Ai tregon se SHBA-të dhe Evropianët e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre se nuk e pranojnë imponimin e njëanshëm të euros dhe ndalimin efektiv të përdorimit të dinarit në rrjedhat e përditshme financiare, por i kanë thënë Kosovës që këtë ta negociojë brenda kornizës të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit