-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prostitucion tek masazhet, kapet ‘mat’ pronarja, punonjësja dhe klienti (EMRAT)

Kryesoret

Një rrjet prostitucioni është goditur ditën e sotme në Tiranë nga policia. Siç bëjnë me dije uniformat blu një qendër masazhi në rrugën “Bardhyl” ishte përshtatur për tu shfrytëzuar për prostitucion.

Operacioni i koduar “Kamuflimi 2” u finalizua me vënien në pranga të 3 personave.

Siç bëhet me dije në pranga ka përfunduar:

–Etleva Osmani 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;

– Igli Borri, 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

– Manuela Cullhaj, 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.

▪️u proceduan penalisht:

– D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;
– A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;

▪️po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38 vjeç.

Nga informacionet mësohet se O.Rr dhe Etleva Osmani, menaxhonin këtë qendër masazhi të cilën e kishin kthyer në folenë e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit