-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar: Serbë po vuajnë për shkak se Kurti hoqi dinarin

Kryesoret

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka qëndruar sot për vizitë në Pejë. Escobar është takuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Escobar u shpreh se ka ardhur në këtë qytetet që të dëgjojë rrëfimet e qytetarëve se si janë ndikuar nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin.

Këtu ka një komunitet që po vuan vërtet. Ka njerëz që përballen me probleme reale për shkak të mungesës së mundësive për të marrë pensione. Kështu që unë me të vërtetë dua të punoj me qeverinë e Kosovës me shpresën për të gjetur një zgjidhje urgjente”, tha Escobar për Radio Gorazhdevac.

Për komunitetin këtu, unë dua që këta të ndiejnë dhe të dinë se qeveria amerikane do që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte të sigurisë dhe dinjitetit dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë, dhe për Qeverinë e Kosovës – ata kanë përgjegjësinë që kjo të ndodhë dhe ne do ta mbajmë përgjegjëse për këtë”, u shpreh emisari amerikan.

Escobar viziton Manastirin e Deçanit: Serbët të jetojnë me siguri dhe dinjitet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit