-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar viziton Manastirin e Deçanit: Serbët të jetojnë me siguri dhe dinjitet

Kryesoret

Emisari amerikan, Gabriel Escobar po qëndron sot  për vizitë në Manastirin e Deçanit. Escobar në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga ambsadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Vizita e tij në këtë Manastir vien vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri.

Ai ka vizituar edhe Komunën e Pejës ku ka takuar kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave nga Gorazhdeci, si dhe me të rinjtë nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në këtë komunë.

Escobar tha se pa që njerëzit po vuajnë dhe se kanë vështirësi reale për marrjen e pensioneve të tyre. Për jetesën e serbëve në Kosovë, ai tha se do ta mbajnë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës.

“Desha të vij në këtë vend për të dëgjuar historitë nga dora e parë që kanë njerëzit mbi ndikimin që është duke pasur vendimi i BQK-së. Është e vështirë që të dëgjohen këto histori dhe të mos lëvizet. Këtu është një komunitet që vërtetë janë duke vuajtur. Ka njerëz të cilët po përballen me vështirësi reale të mungesës së opsioneve për marrjen e pensioneve. Kështu që, unë dua vërtet që të punoj me Qeverinë me shpresën që të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme” tha ai

Escobar gjatë ditës së sotme do të takohet me kryeministrin Kurti. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:30.

Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit