Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Tiranë.
Siç bëhet me dije nga policia një argjendari është grabitur tek “Rruga e Dibrës” ndërsa autori është ende i pa identifikuar.
Deri më tani dyshohet se janë vjedhur bizhuteri me vlerë 10 milionë lekë të vjetra.
Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.