Ditën e sotme një ekzekutim mafioz në Fushë Krujë solli vdekjen e Gentian Bejtjas.
Një ish-polic burgjesh i cili prej kohësh kishte zgjedhur të kalonte në anën e krimit. Vrasja ndodhi pikërisht në shtëpinë e tij, një breshëri plumbash që përfundoi me gjak.
Autorët janë ende mister për policinë por e kundërta është për viktimën, një emër i mirë dëgjuar për autoritetet.
Bejtja në të kaluarën kishte mundur t’i shpëtonte 3 atentateve ndaj tij, si dhe rezulton një emër i përfshirë në një ser ngjarjesh kriminale. Megjithatë ai nuk është dënuar asnjëherë për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. E me një numër të lartë akuzash dhe “armiqsh” është e vështirë të krijohet një pistë fikse nga hetuesit.
Gentjan Bejtja u përfshi në përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami që pas zhdukjes së Enver Stafukës në vitin 2015, i cili kishte zbardhur shumë ngjarje kriminale.
Ndërkohë, Bejtja është dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vdekur halla e tij. Edhe me Hakën, Bejtja ka pasur përplasje të forta.
Ka pasur dyshime të forta gjithashtu për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit të kromit, Iliaz Çalit, me të cilin kishte marrëdhënie miqësore dhe ka qenë ndër të fundit që ka biseduar me të para se të vritet rreth dy vite më parë.
Bejtja gjithashtu është skeduar edhe për masakrën e mbikalimit të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij. Ndaj, një nga pistat kryesore e vrasjes është motive hakmarrje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.
Vranë ish-policin brenda në shtëpi, gjendet makina me 4 kallashnikovë