-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas tre dështimesh vrasësit qëlluan në shenjë, saga e atentateve ndaj ish-policit

Kryesoret

Një vrasje e cila duket si një pritje e gjatë e ajo e vrasësve të ish-policit Gentjan Bejtja ditën e sotme. Ky i fundit në të kaluarën ka mundur ti shpëtojë plot tre atentateve ndaj tij.

Më i freskëti është ai i 4 korrikut vitin e kaluar ku po në shtëpinë e tij, në një breshëri plumbash ndaj Bejtjas mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino si dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka, i cili ndodhej me të në të njëjtën makinë gjatë momentit kur ndaluan mjetin për ta furnizuar me karburant.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol.

Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë. Ngjarjet nuk u zbardhën asnjëherë nga organet e drejtësisë.

Ndërsa ditën e sotme ai nuk mundi ti shpëtonte një tjetër atentati. Bejtja u ekzekutua nga një grup personash me automatik teksa ndodhej në magazinën pas shtëpisë së tij, vend në të cilin nuk kishte vajtuar që prej vitit të kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit