-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga atentati i Gentian Bejtjas, porta e vilës ishte e hapur

Kryesoret

Janë zbuluar disa detaje të reja ndaj atentatit të Gentian Bejtjas.
Dyshohet se të përfshirë në këtë atentat kanë qenë katër persona të cilët janë afruar me automjetin tip ‘Land Rover’ nga zona e Fushë-Krujës në drejtim të Larushkës.

Ata janë futur rreth orës 16:20 minuta në rrugicën ku ndodhej vila e Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, e cila ishte e rrethuar e gjitha me mure.
Dyshohet se 3 prej tyre kanë qenë të maskuar me veshje të zeza dhe 3 kallashnikovë.

Porta e madhe e vilës së Gentian Bejtjas ka qenë e hapur dhe autorët kanë mundur të futen direkt brenda oborrit. Gentjan Bejtja ka qenë vetëm disa metra larg nga oborri pasi po merrej me disa punë mbrapa vilës së tij. Aty autorët e kanë qëlluar me breshëri automatikut duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas janë larguar. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake janë qëlluar nga 3 kallashnikovë.

Më pas autorët kanë hipur në makinë dhe kanë dalë në rrugën kryesore që lidh Fushë Krujën me Kamzën. Makina është djegur afër fshatit Hasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit