-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kam borxhe’! U kap me 200.000 £ drogë, dënohet me burg 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

Kryesoret

Drejtësia britanike ka dënuar me 5 vite burg një 21-vjeçar shqiptar i cili u kap teksa transportonte sasi kokaine dhe heroine me vlerë 200.000 paund.

I riu është Edlir Gjoka, i cili raportohet se ka hyrë ilegalisht në territorin anglez në janar të vitit 2023 dhe vetëm 3 muaj më vonë është përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Policia e kapi atë teksa lëvizte me makinë, mjet që e përdorte për të transportuar drogë.

Sipas policisë droga që posedonte i riu shqiptar ishte e klasit A ​​dhe kishte një vlerë deri në 100,000 £.

Heroina gjithashtu peshonte pak më shumë se një kilogram dhe vlerësohej rreth 100,000 £.

Gjoka, u deklarua fajtor për akuzat e posedimit të kokainës dhe heroinës me qëllim të furnizimit.

Mediat britanike thonë se para togave të zeza, 21-vjeçari është shprehur se kishte vepruar si “korrier”,

Avokati Justin Rivett, për Gjokën, tha se klienti i tij u kishte borxh disa personave që e ndihmuan të hynte ilegalisht në vend, por ai nuk kishte ardhur këtu me qëllim që të përfshihej në shkelje të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit