Një aksident me të lënduar ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krahsë-Tepelenë.
Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një motor ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi 63-vjeçar M.N., i cili është dërguar në spital.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.