Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë pasur ditën e sotme seancën gjyqësore për të vendosur divorcin në martesën e tyre pas 7 vitesh.
Mësohet se kjo seancë është shtyrë ku shkak është bërë mos prezantimi i Princ Lekës ndërsa aktorja Elia Zaharia siç u pa dhe më herët ishte e pranishme në ambientet e gjykatës.
Seanca e radhës do të zhvillohet me datën 1 prill.
Ndërkohë aktorja Elia Zaharia u fotografua ditën e sotme (18 mars) teksa largohej nga gjykata pas marrjes së vendimit për shtyrjen e seancës.