-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Martesa politike”! Zef Preçi te 5Pyetjet.al: Pikëpyetjet e investimit në Sazan

Kryesoret

Projekti i investimit të dhëndrit të Donald Trump në Sazan është kthyer në kryefjalë në ditët e fundit. Por çfarë fitojmë dhe çfarë humbasim nëse konkretizohet një investim i tillë që flitet se do të shkojë gati një miliard Dollarë?

Për për folur me shifra konkrete kishim të ftuar në një bisedë në “Skype” ekspertin, njohësin e mirë të financave dhe ekonomisë, zotin Zef Preçi. Ai listoi pikëpyetjet e këtij projekti duke theksuar të mirat dhe të këqijat.

Është vështirë të japësh një përgjigje ezauruese. Është e komplikuar. Zhvillimi i sektorëve të ekonomisë bëhet duke u mbështetur në studime, 20-30 vite dhe mbi këtë bazë bëhet zonimi. Por në Shqipëri për fat të keq ndërhyrjet më shumë kanë krijuar probleme sesa kanë zgjidhur.

Ajo që pret taksapaguese nga elita është e mira më e madhe e shumicës. Kur flasim për rastin konkret nuk dëshiroj që të identifikoj SHBA-në, investimet amerikane në Shqipëri me një martesë politike, po e quaj, me një vendimmarrje të pa mbështetur as në projekt, as në konkurrencë dhe as në transparencë.

Duhet ta shohim në cfarë mase duhet të shërbejmë qytetarëve me këto projekte të kësaj atyre. Investimet në detin Jon i shoh me pozitivitet, por nuk e sheh se 3 në 4 qytetarë vështirë se e kalojnë tunelin për shkak të kostove të larta. Duam turizëm elitarë dhe këtë e bëjmë ne por edhe Kroacia që ka 3700 ishuj apo duam t’u shërbejmë qytetarëve. N

e duam ta fillojmë me gjëra të thjeshta si plazhi publik. Po flasim për zhvillim dhe investime dhe po u shërbejmë 20-30 vetëve, klientë, miq, ortakë, po kryejmë martesa politike që zgjasin kohën e qeverisjes, por nuk shoh mbi të cilat kanë dobinë ekonomike.

Nëse dhëndri i ish-Presidentit ka vendosur të investojë kjo nuk ka asgjë të keqe që shkon përmes një procedure, konkurrencën, dobinë që do të kenë qytetarët dhe të jem i sinqertë, nëse dikush flet investim 1 miliard Euro, unë më shumë e konsideroj propagandë. Sa vende pune do të hapen dhe së dyti kemi nevojë të shtojmë të hyrjet buxhetore. Sepse po na ndodh si me naftën” tha Preçi për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit