-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Vendi ynë s’është banane, hedhim poshtë taksimin e jashtëzakonshëm!

Kryesoret

“Vendi ynë nuk është banane. Këtu rregullat respektohen, sepse nuk ka treg pa rregulla”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fjalimin e saj sot në asamblenë e shoqatës tregtare italiane Confcommercio, duke iu referuar masave të fundit të miratuara nga qeveria e saj për të kufizuar fenomenin e bizneseve të vogla tregtare që shpesh mbyllen disa muaj pasi kanë filluar veprimtarinë e tyre pa paguar taksat ndaj shtetit.

“Ne e hedhim poshtë taksimin e jashtëzakonshëm të të ardhurave më të larta, si qeveri duam të ulim taksat mbi klasën e mesme. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, me qëllim arritjen e rezultateve më domethënëse, sepse besojmë se, pas dekadash sakrificash, qytetarët kanë të drejtë të zotërojnë një pronë”, shtoi kreu i qeverisë së Romës.

Së fundmi, duke iu referuar sektorit të energjisë, Meloni theksoi: “Nëse duam të kufizojmë rritjen e inflacionit, e cila është për shkak të krizës energjitike, dhe në të njëjtën kohë të shpëtojmë një sektor me rëndësi themelore për vendin tonë – siç na e ka treguar kriza e koronavirusit -, nuk duhet të kemi frikë të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit