Një person është arrestuar nga policia në lidhje me aksidentin tragjik mbrëmjen e së dielës, ku u përfshinë tre makina si dhe fatkeqësisht humbën jetën 4 persona.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se është arrestuar shoferi i “BMW” i përfshirë në këtë aksident.
Elton Proko 46 vjeç banues në Gjirokastër akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Tragjedia në Tepelenë/ Shkuan të festonin lindjen e nipit, gëzimi u kthye në mort