Partia Demokratike, grupi i Sali Berishës ka zbritur në bazë. E nisën nga Mati. Aty ku pasditen e sotme ishte kryetari i grupit Gazment Bardhi, bashkë me n/ kryetarin Agron Gjekmarkajn, deputetë dhe ish-deputetë.
“Ne do ia dalim, ne do të fitojmë zgjedhjet e 2025” tha Bardhi. “Nuk duhet ta shpallim fitoren që sot, na pret një vit i vështirë pune përpara. Ne duam t’ju kemi juve në krah. Në emër të kryetarit të partisë, profesor doktor Sali Berisha.
Duhet ta shfrytëzojmë këtë vit me kokën lart. Do të duhet të trokasim në cdo derë dhe të futemi në zemrën e cdo shqiptari. Të gjithë ne bashkë do ia dalim që të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot përpara katër viteve.
Kemi 11 vite që u lodhim me fjalë dhe fjalime, tani është koha për të marrë përsipër këtë përgjegjësi që ju na keni ngarkuar për t’ju prirë drejt zgjedhjeve parlamentare” tha ai.