-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet për Ceno Klosin, SPAK bën lëvizjen e radhës

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, prokurorët e SPAK kanë sekuestruar celularët e disa prej vartësve të tij.

Pas sekuestrimit të celularëve ekspertët e SPAK do të eksportojnë dhe këqyrin komunikimet e tyre, ku fokusi janë bisedat që mund të jenë zhvilluar me drejtorin Klosi.

Gjithashtu, SPAK ka sekuestruar dokumente te Tatimet që lidhen me vendimmarrjet e Klosit.

Për momentin Prokuroria e Posaçme po heton Klosin pas dy kallëzimeve të bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kallëzime të regjistruara në korrik dhe dhjetor të vitit 2023. Dy kallëzimet janë bashkuar në një procedim të vetëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit