-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti me gazetaren! Të gjitha shoqatat kundër, Rama nuk tërhiqet

Kryesoret

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve. Në dalje po e prisnin gazetarët. Çështja kryesore ku u vërtit konferenca ishte investimi në ishullin e Sazanit. Gazetarja e Syri TV Ambrozia Meta pati disa replika me kryeministrin Edi Rama. Gazetarja ngulmoi duke pyetur kreun e qeverisë se cilat ishin përfitimet nga investimi në Sazan. Nuk mori përgjigje dhe këmbënguli, por fundi nuk ishte sikur pritej.

Kamerat kapën momentin kur Rama zgjat dorën dhe prek në fytyrë gazetaren. Ambrozia Meta i kërkoi që të mos e prekte. Reagimet ishin të shumta. Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që reagoi ashpër në rrjetet sociale. “Akt i shëmtuar prej gangsteri, dhunë fizike e Edi Ramës ndaj gazetares”. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e quajti “sjellje kafshërore”.

Më pas organizatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit. “Refuzimi dhe shmangia e Kryeministrit për përgjigje konkrete u bashkëshoqërua me një gjuhë intimiduese dhe me cënim të etikës, deri në cënim të integritetit fizik të gazetares” thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Edhe organizata për sigurinë e gazetarëve “Safe Journalists Albania” shprehu solidaritet me gazetaren që sipas organizatës, “u përball me intimidimin e kryeministrit vetëm pse po kërkonte transparencë dhe llogaridhënie”. Nuk ka munguar edhe reagimi i Ricardo Gutiérrez, sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Megjithatë kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që të kërkojë falje. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se nuk ka pasur asnjë sulm ndaj gazetares.

Me falje?! Kërkimet falje pas një gënjeshtër krejtësisht të neveritshme, ndërsa gjithçka është në video dhe një duzinë gazetarësh dhe kameramanësh gjithashtu, janë dëshmitarë okularë të së vërtetës së thjeshtë se jo vetëm që kishte asgjë pranë një agresioni, por të gjitha pyetjeve iu përgjigjën me durim” tha Rama ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit