-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Si do të veprojmë me projektin e dhëndrit të Trumpit në Sazan

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm Edi Rama mblodhi në selinë e PS-së drejtuesit e qarqeve. Fokusi ishte energjia e re në cdo qelizë të partisë dhe anëtarësimet e reja. Zgjedhjet nuk janë afër, por fushata ka nisur një vit përpara. Kryeministri u pyet nga gazetarët për projektin e shpalosur nga dhëndri i Donald Trump në Sazan.

“Ne po vazhdojmë hapjen e partisë me anëtarësime të reja, po rienergjizojmë cdo qelizë të PS-së. Kemi vendosur objektiv 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor. Objektivi është plotësisht i arritshëm.

Transformimi i Sazanit në xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, për hir të së vërtetës e kanë pasur edhe paraardhësit e mi, nuk është bërë realitet. Më parë vendi ishte i damkosur si vendi i të gjitha të këqijave.

Ne jemi të kënaqur që kemi një propozim, nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim sipas ligjeve në fuqi, do ta shqyrtojmë dhe nëse projekti përputhet me vizionin tonë për krijimin e një ekuilibri mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës duke e kthyer natyrën në asetin kryesor ne do të ecim përpara.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëve, edhe pse në parim nuk kam qenë kundra as asaj Shqipërisë 1 Euro, që ishte nxjerrja në rrugë e të gjitha pasurive të shqiptarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit