Drejtuesi i SPAK-ut, zoti Altin Dumani ditën e sotme ka priti në zyrën e tij Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrës Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit zotin Todd D. Robinson.
Gjatë këtij takimi Dumani foli për veprimtarinë e SPAK dhe luftën e këtij institucioni mbi hetimin e krimit të organizuar.
Gjithashtu drejtuesi i SPAK falenderoi zotin Robinson për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë këtij institucioni në lidhje me vijimësinë e procesit të luftës kundër korrupsionit.
Nga ana tjetër, zoti Todd D. Robinson, vlerësoi ecurinë e punës dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon se mbështetja ndaj SPAK.