Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi disa nga partitë dhe zërat opozitarë kundër qeverisë dhe Sali Berishës. Ai listoi objektivat duke kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, hapjen e listave dhe votimin e diasporës. Tha se ka gati programin e qeverisjes.
“Nuk kam asnjë hezitim që atë që kemi nisur ta ndajmë për një ofertë për kodin zgjedhor dhe hallet e përditshme. Interesi i shqiptarëve te kodi zgjedhor është më i kufizuar sesa te përgjigjet, si do të zgjidhim problemet me të cilat shqiptarët përballen cdo ditë, tek ekonomia, shpopullimi dhe të tjera plagë të thelluara në dekadën e fundit. Është barra por edhe zgjidhja e demokracisë që t’i trajtojmë përmes ofertës.
Thënë ndryshe, detyra jonë në një situatë normale është jo më pak se hartimi i një alternative të plotë dhe të besueshme dhe përgjegjësia për të zgjedhur atë apo monarkët e post tranzicionit është detyra e shqiptarëve. Por nuk jemi akoma aty për shkak të marrëveshjes së 2008-tës. Propozimet tona janë institucione; edhe unë preferoj një sistem të pastër mazhoritar, por si PD kemi kërkuar një proporcional kombëtar me lista të hapura me votim elektronik dhe numërim elektronik.
Kjo bën të mundur votimin e diasporës jashtë Shqipërisë, masivisht pa mundësi manipulimi. Listat e hapura nuk i kërkojmë për veten tonë. Cdo kryetar partie nuk do të donte të dorëzonte një pushtet shtesë, por listat e hapura janë një farë kompensimi për sistemin. Duke eliminuar kështu sekserin, kryetar partie. Lista e hapur nuk është interes partiak, është shërbim ndaj shqiptarëve, interesi dhe përfitimi i shqiptarëve” tha ai.
Topi në ‘krahët’ e Bashës: Ishte në hall pas Gërdecit, pakti i nëndheshëm Rama-Berisha