-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet/ Momenti kur klienti i ngul thikën kuzhinierit shqiptar

Kryesoret

Së fundmi janë publikuar pamjet e një përplasje të rëndë në një restorant në Greqi midis një klienti dhe një kuzhinieri shqiptar. Një sherr i ndodhur disa javë më parë që përfundoj në plagosje me thikë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet se si nisi sherri, e gjitha për një pjatë ushqim që nuk i kishte pëlqyer.

Viktima në këtë rast shpjegoi se si kishte ndodhur sherri ku tregoi se sipas tij klienti ishte i dehur por jo me alkool.

“Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai vjen këtu prej pesë vitesh. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, ai kishte ikur”, tha kuzhinieri.

“”Dua të ha diçka të lehtë”, më tha duke i hapur sytë. “Shumë bukur” i thashë, “kam supë pule, kam oriz jeshil” dhe ai më tha, “jo jo ashtu, pak mish”. Epo, mungon mishi”, ka shpjeguar se si ndodhi ngjarja.

Sipas dëshmisë, shqiptari tha se klienti shkonte prej 5 vitesh në restorant. Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut.

Nga ana tjetër, i pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit