-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e fundit e SHBA-së për Albin Kurtin

Kryesoret

Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson sot ndodhet në Kosovë. Ai fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Robinson do të qëndrojë në Kosovë më 20-22 mars, por nuk do të takohet me kryeministrin Kurti. Në Prishtinë, ai do ta takojë presidenten Vjosa Osmani.

“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”, njoftoi DASH.

Kryeministri Albin Kurti u ‘injorua’ së fundmi edhe nga zyrtarja e lartë amerikane e USAID-it, Erin E McKee, e cila në fillim të këtij muaji qëndroi në Kosovë për një vizitë zyrtare. Edhe ajo pati takim vetëm me Osmanin.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së fundmi ka folur për pasoja për Kosovën, për shkak të padëgjueshmërisë së Qeverisë ndaj kërkesave amerikane. Ai tha të premten se ka dy vjet që askush nga Qeveria s’ka pasur takime të nivelit të lartë me dikë nga administrata amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit