Një aksident ka ndodhur në mesditën e së mërkurës në Tiranë afër maternitetit të ri.
Drejtuesi i një automjeti “Toyota” mendohet të ketë humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me semaforin anës rrugës.
Aksidenti nuk ka sjellë dëme në njerëz por veç dëme materiale.
Policia ndërkohë ka shkuar në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve të aksidentit.