-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nuk ndal akuzat ndaj Ramës: Nëse një e shtata e buxhetit do të…

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, deklaroi se buxheti i shtetit po shkon për investime korruptive të qeverisë Rama.

Ai deklaroi se në qoftë se një të shtatën e vlerës së shpenzimeve të buxhetit do vendosnin t’ia kushtonim qytetarëve, brenda një muaji të gjitha rrogat dhe pensionet në Shqipëri do rriteshin me 50 përqind.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Të dashur miq, sot parlamenti trajtoi ndër të tjera një seri problemesh.

Por përsëri, narko-qeveria injoron në mënyrën më totale qytetarin dhe qytetarët.

Miqtë e mi, buxheti i këtij viti parashikon rreth 7 miliardë euro shpenzime.

Në qoftë se bën një analizë, në këto 7 miliardë euro, qytetari, pensionisti, i sëmuri, studenti, nxënësi, rrogëtari janë më të përçmuarit.

Në emergjencën që jeton Shqipëria, në tiraninë e varfërisë që bëhet çdo muaj dhe vit më e rëndë, akti i parë, që duhej të vendosej, duhej të ishte të paktën një e shtata e kësaj shume t’u kushtohej pensionistëve, rrogëtarëve, fëmijëve, qytetarëve.

Në qoftë se një të shtatën e kësaj shume, në këto kushte, do vendosnin t’ia kushtonim qytetarëve, brenda një muaji të gjitha rrogat dhe pensionet në Shqipëri do rriteshin me 50 përqind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit