-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre vende bosh! Kush do ta kalojë ‘klasën’ për në Gjermani 2024?

Kryesoret

Më pak se 3 muaj na ndajnë nga Kampionati Evropian 2024 në Gjermani. Tashmë grupet janë ndarë, datat dhe oraret e ndeshjeve po ashti, si dhe ekipet që do të marrin pjesë mes tyre dhe Shqipëria por mbeten ende 3 vende bosh për të plotësuar listën.

Në garë janë ende 12 ekipet të cilat nuk ja dolën dot në mënyrë direkte të siguronin një vend në fazën e grupeve, dhe tani i duhet të bëjnë një ‘betejë’ mes tyre për të shpresuar që ti bashkohen 21 ekipeve të kualifikuara.

Për të ndihmuar në rregullimin e procesit, 12 skuadra janë ndarë në tre shtigje të dallueshme, secila duke ofruar një vend të vetëm për ekipin triumfues.

 

Një skemë e cila mund të quhet mjaftë mirë ‘mini-kampionate’ ku në fund secili duhet të ketë vetëm një fitues.

Në grupin A do të luhen ndeshjet Wells-Finlandë dhe Poloni-Eston, fituesi i secilës nga ndeshjet do të përballen në finale, dhe një tjetër fitore do i siguronte pjesëmarrjen në Euro2024. Një grup ku deri më tani favoritët kryesorë janë rivalët e Shqipërisë në kualifikuese, Kombëtarja polake.

Në grupin B ndodhen Bosnja dhe Herzegovina e cila do të ndeshjet me Ukrainën si dhe Israeli i cili do të ndeshet me Islandën.

Në grupin C, Gjeorgjia do të sfidojë Luxemburgun ku do të ndjejë mungesën e Kvicha Kvaratskhelia, ndërsa Greqia do të Përballet me Kazakistanin.

Mbrëmjen e sotme do të luhen gjysmëfinalet e këtyre përballieve me ndeshje teke, ku do të vendoset se kush do luaj finalet për në Euro2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit