-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Bardhi ‘thumb’ Bashës: Vjen me teza jenisherësh për t’u bërë deputet

Kryesoret

Akuza mes opozitarëve. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se Lulzim Basha bëri për të dështuar reformën në zgjedhjet e kaluara dhe se dëgjoi nxitjen që i bëri shumica socialiste për të djegur mandatet. Tani, tha më tej Bardhi, koha ka ndryshuar dhe sipas tij, do të jenë përballë Edi Ramës.

Zonja kryetare, nuk kemi vendosur se nuk kemi qenë në luftë. Kemi qenë në dy qëndrime të ndryshme, ju në krahun e shkeljes së Kushtetutës për të asgjësuar opozitën në Kuvend. Qëndrimi ynë ka qenë se jemi të interesuar për një veprimtari normale të Kuvendit, koha kur nxisnit opozitën të digjet mandatet dhe opozita ju shkonte mbrapa është e shkuara.

E tashmja dhe e ardhmja e PD-së është përballja në cdo institucion, me cdo mjet dhe formë. Sa i takon reformës zgjedhore. Rikthehuni në diskutimet e 2023-shit. Kemi kërkuar që të mbahen përgjegjës ata që e bllokuan reformën zgjedhore dhe kishte një pazar të qartë që shqiptarëve të mos u ofrohej zgjedhje e lirë dhe e ndershme.

Në skadim të këtij komisioni të turpshëm që për 22 muaj nuk zhvilluan asnjë mbledhje dhe bënë sikur punuan për dy muaj, ky kuvend duhet t’i mbajë përgjegjës dhe të nxisë dialogun që në një kohë të shkurtër t’u japim shqiptarëve reformën e duhur zgjedhore dhe jo t’i rikthejmë me teza jenisherësh sa herë që dikush ka nevojë për t’u bërë deputet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit