-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Digjet komisioni i Zgjedhores/ Alibeaj: U bë pazar! Çuçi: Pakica vë kushte

Kryesoret

Sot është afati i fundit i komisionit të reformës zgjedhore. Produkt nuk ka. Socialistët dhe grupi i Berishës ranë dakord për ta çuar këtë reformë tek një tjetër komision në bazë të marrëveshjes së re që firmosën pak ditë më parë. Kjo nuk i pëlqeu PD-së zyrtare. Bashkëkryetari i komisionit të reformës, Enkelejd Alibeaj foli për pazar.

Kjo është një cështje procedure që duhet të ndodhë tani. Heshtja është fakt, marrëveshje, Pazar, në kurriz të shqiptarëve për të mbrojtur listat e mbyllura. Për të mbrojtur bajlozët 34-vjeçar. T’i hapim letrat dhe të tregojmë sa kurajozë jemi. PD ka depozituar projektligjin, të futet në procedurë, drafti për listat e hapura, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë elektorale” tha ai.

Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tregoi se përse dështoi komisioni dhe produkti. “E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet të jetës parlamentare. Përfundimin e këtij aksioni, kësaj marrëzie. Si duket kanë filluar të lexojnë edhe këta sondazhet.

Në lidhje me dy thirrjet, e para e zotit Basha dhe e dyta si një deklarim i kapitullimit të komisionit zgjedhor, nga zoti Alibeaj. Vërtetë sot mbaron afati i një komisioni bipartizan që ka zgjatur më shumë se asnjë dhe për fat të keq po presim produktet dhe si duket nga deklarimet e Alibeajt nuk do të ketë një produkt.

Ai tha edhe sot se produkti do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament. Pakica vjen me një draft dhe thotë këto janë kushtet tona, ndoshta këtu është edhe burimi i dështimit të këtij komisioni. Ne po presim rekomandimet e komisionit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit