Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar si të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin vitin e shkuar.
Në seancë gjyqësore u vendos data 25 Mars për nisjen e shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë.
Edmond Haxhia i kërkuar nga drejtësia shqiptare nën dyshimin se organizoi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit në gjykatë përmes video link nga burgu Wandsworth në Londër ku mbahet në paraburgim.
Edhe Thomas Mithan bashkë me Steven Hunt iu bashkuan seancës po nga burgu Wandsworth me video-link. Ata bashkë me avokatët e tyre pranuan nisjen e shqyrtimit të kërkesës të Shqipërisë më 25 Mars.