-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Krujë/ Dy të arrestuarit në burg, avokati: ‘GPS’ tregon të vërtetën

Kryesoret

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme la në burg pa afat dy personat e arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, Ilir Beqaraj allias, Brahimi, allias Mançellari 41-vjeçdhe 30-vjeçarin Edison Haxhiu.

Avokati i Brahimit deklaroi se prokuroria pranoi kërkesën e tij që një ekspert të përcaktonte nëse makina tip “Golf” në pronësi të klientit të tij ka lëvizur na aksin që organi i akuzës thotë. Akuza e falsifikimit ka rënë, tha më tej avokati.

“Asnjëri nuk ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur. Provat e prokurorisë janë pamjet filmike, një Golf që është krahasues me atë që është parë në vendin e ngjarjes, por që prokuroria nuk e vërteton. Ne i kërkojmë prokurorisë GPS-në, ku ka lëvizur. Prokuroria as nuk provon se ku ka qenë Beqaraj.

Ai nuk ka asnjë konflikt, asnjë lidhje me ngjarjen. Klienti im, Ylli Brahimin e ka çun daje. Ai u ka shpëtuar dy atentateve. GPS për në është një provë shumë e fortë, ne duam të provojmë se kjo makinë nuk ka lëvizur në atë aks ku prokuroria pretendon se ka shkuar për të marrë 4 persona. Ne kërkojmë ekspert për të përcaktuar GPS-në. Prokuroria pranoi kërkesën.

Sa i përket dokumentit, klienti im nuk ka bërë falsifikim por ka shtetësi kosovare” tha ai. Prokuroria pretendon se Brahimi është një nga personat që ka qëlluar në drejtim të Bejtjes gjashtë ditë më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit